Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Getafes në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në La Liga.
Klubi katalunas ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke i qëndruar si hije liderit, Real Madridit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, ndërsa shënuan edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të me anë të Allan Nyom, i cili kaloi Getafen në epërsi, por iu anulua nga VAR-i.
25' |0-0| Gol anulado al Getafe por falta previa de @AllanNyom #VamosGeta #BarçaGetafe
— Getafe C.F. (@GetafeCF) February 15, 2020
Barcelona golin e parë e gjeti në minutën e 33-të me anë të Antoine Griezmann që shënoi gol të bukur me parabolë për 1-0 pas asistimit magjik të Lionel Messit.
Gjashtë minuta më vonë ishte Sergio Roberto, i cili shënoi gjithashtu gol të bukur për ta quar Barcelonën në pushim me epërsi 2-0.
⏰HALFTIME!
2️⃣ Barça (@AntoGriezmann, 33'; @SergiRoberto10, 39')
0️⃣ Getafe📺 LIVE ANALYSIS: https://t.co/CWA8IlIenU pic.twitter.com/X4vxlJiUkS
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 15, 2020
Në pjesën e dytë, përsëri Barcelona luajti më mirë dhe krijoi më shumë raste, por ishin vetëm mysafirët që gjetën golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 66-të dhe ishte Angel, i cili nuk i la kohë reagimi portierit Marc-Andre Ter Stegen për ta quar rezultatin në 2-1 që ishte edhe përfundimtar.
CHECKMATE! pic.twitter.com/xJc4enpYws
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 15, 2020
Pas kësaj fitore, Barcelona ka 52 pikë në vendin e dytë, po aq sa ka lideri Reali me një ndeshje më pak, ndërsa Getafe renditet e tretë me 42 pikë.
Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Eibarin, ndërsa Getafe e pret Sevillan. /Telegrafi/
https://twitter.com/F_lotche/status/1228716409024282626
https://twitter.com/kayzed_toons/status/1228715411090399232
https://twitter.com/BoujamaaHdii/status/1228719049246466048