Arsenali raportohet se ka ringjallur interesin e tyre për nënshkrimin e Raphinhas pasi tentimi i tyre për të transferuar Mykhaylo Mydryk dësahtoi, me Chelsean që ndërhyri shpejt.
Topçinjtë mbetën të habitur të shtunën, ndërsa rivalët e Ligës Premier u futën në garë për transferimin e ukrainasit. Arsenali kishte disa oferta për anësorin 22-vjeçar të Shakhtar Donetsk të refuzuara, por ende shpresonin ta transferonin atë.
Por, Chelsea nuk humbi kohë për të arritur marrëveshjen e tyre për një tarifë prej 100 milionë euro.
Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe drejtori sportiv Edu Gaspar thuhet se tashmë e kanë gjetur shënjestrën e radhës, ndërsa e kanë kthyer vëmendjen te anësori i Barcelonës, Raphinha.
Sipas Sport Italia, Arsenali në vend të kësaj do të kërkojë ta bëjë brazilianin objektivin e tyre kryesor të transferimit këtë janar. Ata thuhet se kanë bërë kontakte eksploruese me Barcelonën për një marrëveshje të mundshme të shtunën mbrëma, pasi humbën në Raphinha nga gjigantët e La Ligas në verë.
Sipas Diario Sports, Balugranasit po kërkojnë 100 milionë euro për ta lënë brazilianin që të rikthehet në Ligën Premier. /Telegrafi/