Telegrafi

Barcelona thuhet se ka mposhtur Chelsean në garën për Kounden

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde thuhet se mund të transferohet te Barcelona këtë verë, pasi bisedimet kanë arritur në një fazë të avancuar.  

Francezi Kounde është një objektiv afatgjatë në Stamford Bridge, por si duket e ardhmja e tij pritet të mbetet brenda La Ligas.

Kësaj radhe interesimi është me konkret dhe mbrojtësi 23-vjeçar mund të përfundoj duke u transferuar në Camp Nou.

Lexo po ashtu Chelsea ka tre yje të mbrojtjes si objektiva të mëdha gjatë verës

Sipas mediumit Esport3, Barcelona është në radhë për të mposhtur Chelsean për nënshkrimin e Koundes.

Mbrojtësi i Sevillas ka qenë prej kohësh një objektiv i Bluve, por bisedimet me Barçën kanë përparuar kohët e fundit dhe ai po afrohet me një lëvizje te gjiganti katalunas.

Thuhet se Barcelona ka ‘marrëveshje në parim’ me rivalët e tyre në La Liga, që do t’i shihte ata të paguajnë 60 milionë euro ose më pak dhe të dërgojnë një lojtar në drejtim të kundërt si pjesë e marrëveshjes.

Barcelona po përpiqet të përfshijë në marrëveshje reprezentuesin amerikan, Sergino Dest, i cili ka qenë i lidhur me një mori klubesh në të gjithë Evropën këtë verë. /Telegrafi/