Site icon Telegrafi

Barcelona tërhiqet nga gara për Zubimendin, Arsenali i vetëm në garë

Arsenali është rikthyer në garë për mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.

Shefi i Topçinjve, Edu, ka dërguar skautët për të parë mesfushorin këtë vit.

Barcelona gjithashtu ka qenë e etur dhe si Arsenali ka bërë vëzhgime të forta gjatë verës.

Lexo po ashtu Barcelona në ‘gjah’ për një mesfushor të ri, identifikon yllin e La Ligas

Megjithatë, qëndrimi i tyre tani ka ndryshuar, me Mundo Deportivo që raporton se Barcelona tani po ndjek një lloj tjetër mesfushori.

Kontrata e spanjollit Zubimendi ka një klauzolë blerjeje prej 60 milionë euro.

Katalunasit nuk mund të paguajnë këtë shumë, andaj Arsenali është skuadra e vetme me interesim zyrtar. /Telegrafi/

Exit mobile version