Matthijs De Ligt mbetet një objektiv i madh i Barcelonës për repartin defensivë.
Qendërmbrojtësi holandez është duke shkëlqyer me fanellën e Ajaxit në dy vitet e fundit.
Kjo ka bërë që pas tij të vihen skuadrat më të mëdha evropiane, e në mesin e tyre është edhe Barcelona.
Klubi katalunas e ka bërë prioritet holandezin për fazën defensive dhe synon transferimin e tij në verë.
Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit nënshkroi me një tjetër talent holandez Frenkie De Jong pikërisht nga Ajaxi.
Tani klubi katalunas synon që ta bashkojë dyshen De Jong – De Ligt në Camp Nou.
Mundo Deportivo ka shkruar se Barcelona ka gati një ofertë tejet tërheqëse për Ajaxin dhe mbrojtësin holandez.
Kampionët aktual të La Ligas do ta bëjnë ofertën e njëjtë si për De Jongun, 75 milionë euro dhe 11 të tjera në formë bonusesh.
Edhe lojtari ka shprehur dëshirë për tu bashkuar me De Jongun në Camp Nou.
PSG, Juventus dhe Manchester City gjithashtu mbetën të interesuara, por duket se në fund do të triumfojë Barcelona pasi dëshira e De Ligt është të luaj për katalunasit. /Telegrafi/