Barcelona po shpreson që ta transferojë Pierre Emerick-Aubameyangun në këtë muaj nga Arsenali.
Skuadra katalunase do të jetë pa Luis Suarezin deri në muajin maj, pasi sulmuesi uruguaian ka pësuar lëndim në gju.
Kështu, Blaugranasit janë të detyruar që të transferojnë një sulmues në këtë afat dhe gabonezi shihet si prioritet i tyre, por që pritet të kalojë vetë në formë huazimi.
Aubameyang deri më tani ka refuzuar që ta vazhdojë kontratën me The Gunners, duke lënë hapur opsionin e tij për largim.
Kontrata e tij skadon edhe 18 muaj, e që Barcelona po shpreson se mund të bëjë presion mbi Arsenalin rreth shitjes së lojtarit, por fillimisht ta marrin atë në huazim.
Ish-anëtari i Bourssia Dortmundit deri më tani në këtë sezon ka arritur të shënojë 14 gola dhe ka bërë një asistim, gjersa kjo formë ka bërë që kampioni i La Liga-së të kërkojë me ngulm kartonin e tij. /Telegrafi/