Telegrafi

Barcelona tentoi transferimin e Brozovicit, Interi refuzoi

Barcelona thuhet se donte një transferim gjatë verës për mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic, por nuk mundi ta largonte atë nga Interi.

Sipas gazetës spanjolle Fichajes, Barcelona u përpoq të nënshkruante me Brozovic nga Interi në afatin kalimtar të e verës.

Drejtuesit diskutuan mbi një marrëveshje të mundshme, ndërsa Barca ofroi edhe të shkëmbim të pjesshëm që përfshinte mbrojtësin Emerson Royal.

Megjithatë, drejtuesit e Interit ishin kategorikisht kundër dhe një transferim i 28-vjeçarit kroat në Camp Nou nuk arriti të materializohej.

Ndryshe, Brozovic iu bashkua Interit nga Dinamo Zagreb në vitin 2015 dhe që atëherë është vendosur si një nga mesfushorët më të mirë në Serie A.

Lexo po ashtu Interi përgatit marrëveshje të re për Brozovicin

Deri më tani, 28-vjeçari ka bërë 244 paraqitje për Interin, ndërsa ka shënuar 25 gola dhe 32 asistime gjatë kësaj kohe.

Së fundmi, Nerazzurrët janë duke tentuar rinovimin e kontratës me yllin kroat, pasi Brozovic shihet si vendimtar edhe për skemat e trajnerit Simone Inzaghi. /Telegrafi/