Arsenali përballet me një provë të madhe në janar në lidhje me kapitenit e ri të ekipit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi nga Gaboni u emërua kapiteni i ri Topçinjve këtë javë, pasi trajneri Unai Emery vendosi t’ia heq atë Granit Xhakës.
Por, ylli i Arsenalit tashmë është duke u lidhur me një transferim befasues te Barcelona.
Është Juanfe Sanz, nga mediumit La Sexta që ka bërë këtë bulim për mediumin El Chiringuito.
Sanz pretendon se Barcelona do të bëjë ofertë për Aubameyangun gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi janë inkurajuar që sulmuesi nuk ka pranuar të marrë në konsideratë bisedimet për kontratë të re me Topçinjtë.
Marrëveshja e Aubameyangut me Arsenalin është valide deri në vitin 2021. /Telegrafi/
Reliable @JuanfeSanzPerez claims Barcelona are heavily interested in Pierre-Emerick Aubameyang. https://t.co/d4GOmdUvse
— Eduardo Hagn (@EduardoHagn) November 7, 2019