Afati kalimtar i janarit po afrohet dhe Barcelona është e zënë me negociatat për Adrien Rabiot të Paris Saint-Germain dhe Frenkie De Jong të Ajax.
Menaxhmenti sportiv i klubit, i përbërë nga Pep Segura, Eric Abidal, Ramon Planes dhe Ernesto Valverde i ka hedhur sytë e tyre tek të dy lojtarëve tash e disa muaj.
Interesimi është i madh pasi Barcelona kërkon një zëvendësues për Andres Iniesta, ndërsa klubi gjithnjë e më shumë shqetësohet me kalimin e Philippe Coutinho në një rol qendror, ndërsa Sergio Busquets, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal janë të gjithë përtej moshës 30 vjeç.
Busquets dhe Rakitic kanë luajtur pothuajse çdo ndeshje që nga viti 2014, madje nuk kanë pushuar as kundër skuadrave si Cultural Leonesa nga Segunda B në Copa del Rey këtë sezon.
Arthur Melo arriti në verë, por ende ka punë për të bërë në mesfushë. Rafinha është i lënduar rëndë me një tjetër problem në gju, Denis Suarez është drejti largimit, ndërsa Carles Alena ende ka shumë për të mësuar.
Kjo është arsyeja pse menaxhmenti sportiv i klubit është i prirur për të sjellë në skuadër Rabiot dhe De Jong, pasi ata besojnë se ato janë profile plotësuese në rrethana të ndryshme.
Barcelona ka qenë në bisedime me Rabiot që në fillim të verës, dhe Abidal thuhet se ka lehtësuar marrëdhëniet me PSG qëkur Neymar u largua drejt tyre.
Rabiot thuhet se do të vjen falas në verë, megjithëse ka të ngjarë që të paguhet një shifër e ulët dhe francezi të vijë në afatin e janarit.
Interesi në Rabiot nuk ka asgjë të bëjë me dëshirën për të nënshkruar me De Jong, një tjetër nga mesfushorët më të kërkuar në kontinent.
Holandezi nuk është në ndonjë konflikt me Ajaxi dhe ata kanë rënë dakord të lejojnë atë të largohet në verën e vitit 2019. /Telegrafi/