Site icon Telegrafi

Barcelona do të dërgojë skautë për të vëzhguar një lojtar në çerekfinalen, Real Madrid-Arsenal

Barcelona do të ndjekë paraqitjen e Thomas Partey kundër Real Madridit, raporton Mundo Deportivo.

Partey do të jetë kyç për Arsenalin kur të përballet me Los Blancos në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në prill.

Mesfushorit ganez do t’i skadojë kontrata në verë dhe Barcelona është një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e tij si lojtar i lirë.

Nëse Partey performon vërtet mirë kundër Real Madridit, mund ta afrojë atë me skuadrën katalunase.

Lexo po ashtu Zbulohen prapaskena shokuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës...

Mesfushori defanziv 31-vjeçar ka përvojë në La Liga, pasi ka luajtur për Atletico Madridin vite më parë.

Kontrata e Parteyt te Arsenali skadon në këtë verë, andaj edhe klubi katalunas dëshiron ta afrojë si transferim të lirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version