Duke qenë se hija e Lionel Messit u shfaq mbi “Camp Nou” gjatë ndeshjes hapëse të Barcelonës në La Liga të dielën në mbrëmje, skuadra e Ronald Koeman tregoi se mund të luajë edhe pa argjentinasin, duke marr një fitore 4-2 ndaj Real Sociedad.
Blaugrana bënë një paraqitje të shkëlqyer, duke demonstruar se kanë plan për të fituar edhe pa Messin.
Aspekti i parë i dukshëm ishte paraqitja kolektive e skuadrës kur nuk e kishin zotërimin e topit, ku secilin nga 10 lojtarët lëvizte dhe bënte presion, duke bërë që kërcënimet e mysafirëve të mos ishin të mëdha.
Si lojtar i Barcelonës, Messi, në shumë raste ishte çliruar nga këto përgjegjësi prej trajnerëve, dhe mungesa e presionit kolektiv në sulm, dukej qartë, sidomos kur me të si partner ishte Luis Suarez.
Goli i dytë i Barcelonës i shënuar nga Martin Braithwaite, erdhi kur nga presioni i lart i Eric Garcia, topi u humb nga Adnan Januzaj, para se të shënohej goli.
Në posedim, paraqitja e Barcelonës ishte po aq mbresëlënëse, pasi ata krijuan një seri rastesh para porte, madje me të gjithë sulmuesit, ku para kësaj të gjitha rastet kalonin nga këmbët e Messit.
Griezmann, ishte ai që spikati
Nëse do të kishte një lojtar që në krye të kësaj paraqitje të ekipit të tij në të gjitha aksionet, ishte Antoine Griezmann.
Edhe pse nuk e gjeti rrjetën, Griezmann ishte një kërcënim i vazhdueshëm gjatë gjithë ndeshjes, duke goditur traversën me një goditje të fortë, por edhe duke treguar gjithashtu një nivel të lartë angazhimi sidomos në mbrojtje.
“Futbolli ynë mund të jetë më kolektiv se më parë. Sigurisht që ne nuk kemi një lojtar [ Messi ] i cili vendoste ndeshjet vet”.
“Kjo është më kolektive”, ka thënë Koeman pas ndeshjes.
Ndërsa është vetëm fillimi i sezonit, shenjat tashmë janë pozitive te Barcelona. /Telegrafi/