Telegrafi

Barcelona tani dyshon në Griezmannin, lojtari mund të ketë ndërruar mendje

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk është më i bindur se Antoine Griezmann do të kalojë në klubin që ai drejton. 

Ata që punojnë së bashku me presidentin tregojnë se ai ishte i bindur dhe nuk kishte dyshime se francezi do të bashkohej me klubin nga Camp Nou.

Bartomeu fliste për Griezmann praktikisht si një lojtar i Barcelonës që ishte skuadrës.

Megjithatë, të njëjtat burime thonë se tashmë ai ka hasur në dyshime që mund ta arrijë ta marr nënshkrimin e futbollistit.

Raportet mbi ndryshimin e mendjes së Griezmann kanë shfaqur shqetësim edhe pas shfaqjes së videos të Diego Godin, ku thuhej se ai do të qëndrojë.

Barcelona beson se presioni i lojtarëve të Atleticos ka ndikuar në vendimin e Griezmann, duke mbjellë dyshime në lëvizjen e tij drejt Camp Nou.

Në anën tjetër dhe Barcelona përmes shokëve në kombëtare si Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele, kanë filluar të bëjë presion.

Pavarësisht nga të gjitha këto, as Barcelona e ​​as lojtari, nuk duan ta mbyllin ende rrugën drejt nënshkrimit.

Prioritet i katalanasve mbetet mbyllja e marrëveshjes dhe përforcimi i skuadrës. /Telegrafi/