Carles Alena ka mbetur në harresë këtë edicion te Barcelona.
Mesfushori i talentuar spanjoll nuk ka pasur shumë hapësira nga trajneri Ernesto Vlaverde, pasi reparti në mesfushë është i mbipopulluar.
Mundo Deportivo ka raportuar se lojtari ka kërkuar huazimin pasi dëshiron të shkoj tek një skuadër ku do të luaj rregullisht.
21-vjeçari numëron vetëm tri paraqitje, dy në La Liga dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Ofertat për të nuk mungojnë, pasi janë plot katër skuadra nga La Liga që duan huazimin e tij.
Getafe, Real Betis, Celta Vigo dhe Real Valladolid duan huazimin e lojtarit.
Interesim për të ka pasur edhe nga Anglia ku kërkohet nga Watford dhe Tottenham Hotspur, por Barcelona nuk dëshiron shitjen e tij pasi do ta huazojë vetëm për gjashtë muaj. /Telegrafi/