Telegrafi

Barcelona synon transferimin e Perezit

Sulmuesi i Deportivo La Corunas, Lucas Perez, mund të jetë transferi i ri i Barcelonës.

Sipas gazetës Sport, gjiganti spanjoll mund të nënshkruaj me Lucas Perezin, si rezervist për sulmin e tyre të frikshëm.

Sulmuesi arriti 17 gola në La Liga sezonin e kaluar dhe e sheh atë të përputhet me profilin që Luis Enrique është në kërkim për të.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Trajneri katalanasit është në kërkim të një golashënuesi të besueshëm për të shërbyer si zëvendësues të ‘MSN-së’ legjendar të klubit, por tashmë kishte dështuar të nënshkruaj me Noliton këtë verë.

Megjithatë, Perez mbetet një objektiv konkret për Barcelonën, me klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurove edhe pse ata mund të jenë të gatshëm ta lënë sulmuesin e tyre të largohet për vetëm 12 milionë. /Telegrafi/