Telegrafi

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

Vera e vitit 2025 nuk do të hapet për pothuajse 10 muaj, por megjithatë Barcelona tashmë ka filluar të mendojë për të.

Blaugranasit nuk ishin në gjendje që të bëjnë aq sa deshën biznes në vitin 2024, kështu që do të ketë një dëshirë të zjarrtë për t’i zgjidhur problemet financiare deri në fund të këtij edicioni, gjë që do t’i lejonte ata të shpenzojnë verën e ardhshme.

Sipas Mundo Deportivo, transferimi i një mbrojtësi të djathtë është bërë prioritet dhe ideja është që Jules Kounde eventualisht të rikthehet në rolin e qendërmbrojtësit.

Ai dhe Hector Fort janë dy alternativat e vetme për krahun e djathtë të mbrojtjes për Hansi Flickun këtë sezon.

Këtë verë ata kishin interesim që të nënshkruanin me njërin prej Marc Publill ose Joao Cancelo por që në fund nuk ia dolën.

Tashmë sipas një raportimi të ri ka dy kandidatë potencialë për verën e ardhshme dhe ata janë Joshua Kimmich dhe Oscar Mingueza.

Kimmich në rast se nuk rinovon me Bayern Munichun do të mbetej lojtar i lirë, ndërsa Mingueza do të ishte një operacion me kosto të ulët.

Një përparësi e Minguezas do të ishte fakti se ai më herët e ka bartur fanellën e Barcelonës dhe e njeh mirë ambientin e klubit./Telegrafi/