Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo ka përfunduar në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.
Klubi spanjoll është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën dhe qysh tani po mendon për transferime.
Lojtari i fundit që ka përfunduar në radarin e Barcelonës është portugezi Cancelo.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona është duke mbajtur shënime për mbrojtësin e djathtë të Juventusit.
Cancelo u transferua vetëm në verë nga Valencia te Juventusi për 40 milionë euro dhe transferimi i tij do të jetë i vështirë.
Megjithatë, Barcelona synon ta testojë Juventusin me një ofertë serioze dhe të lartë për 24-vjeçarin.
Barça e sheh portugezin si zëvendësues adekuat te Dani Alvesit të larguar, pasi që atëherë nuk janë rehatuar me Sergi Roberton e Nelson Semedon.
Portugezi në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Interi, ku gjithashtu pati paraqitje të mira. /Telegrafi/