Bernardo Silva është njëri nga futbollistët kryesor të Manchester Cityt në dy vitet e fundit.
Anësori portugez ka qenë lojtari kyç i Pep Guardiolës në fitimin e trofeve edicionin e kaluar.
Por City mund ta humbas yllin e tyre kryesor në afatin kalimtar të verës dhe kjo për shkak të dënimit që mori nga UEFA me dy vite përjashtim nga Liga e Kampionëve.
Barcelona nuk ka humbur kohë dhe ka nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit për një transferim të mundshëm të tij në Camp Nou.
25-vjeçari ditë më parë në një intervistë kishte deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Etihad Stadium.
Silva ka zhvilluar 35 takime këtë edicion me Cityn, duke shënuar shtatë gola dhe duke bërë tetë asistime.
Barcelona dëshiron afrimin e tij, mirëpo problemi mbetet çmimi i lartë i tij, pasi City nuk e ka ndërmend ta lë të lirë nën 150 milionë euro.
Gjithsesi mediat spanjolle kanë bërë të ditur se katalunasit janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë më të mirë se sa fiton te kampioni i Anglisë, pasi në rast transferimi në Camp Nou portugezi do të ketë pagë javore prej 200 mijë euro.
Interesim për reprezentuesin portugez kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Bayern Munich e Juventusi. /Telegrafi/