Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eymeric Laporte është emri i fundit që ka përfunduar në radarin e klubit katalunas, Barcelona.
Drejtuesit e klubit nga Camp Nou e kanë nisur furishëm afatin kalimtar të verës, duke kryer tashmë disa transferime.
Barcelona ka transferuar si lojtar të lirë dyshen e Cityt, Sergio Aguero dhe Eric Garcia, ndërsa së fundmi edhe Emerson nga Real Betis.
Megjithatë, këta nuk do të jenë emrat e vetëm që pëlqehen dhe mund të luajnë në sezonin e ri te Barcelona.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, mbrojtësi i Cityt, Laporte, gjithashtu ka përfunduar në radarin e Barcelonës.
Qendërmbrojtësi bask i cili bën pjesë në skuadrën e Spanjës për Euro 2020, ka humbur vendin e titullarit në mbrojtjen e klubit nga Etihad dhe mund të largohet. /Telegrafi/