Telegrafi

Barcelona shtyn transferimin e Pogbas për vitin e ardhshëm

Paul Pogba (Getty Images)

Skuadra e madhe spanjolle, Barcelona ende e dëshiron mesfushorin Paul Pogba, por pas refuzimeve nga ana e Manchester Unitedit, katalunasit kanë vendosur ta shtyjnë transferimin e tij për vitin 2019.

Barcelona e kishte zgjedhur Pogban si njëri nga objektivat kryesor të afatit kalimtar veror.

Por, gjiganti katalunas ka parë një ofertë prej 55 milionë eurosh, që përfshinte edhe shërbimet e dy lojtarëve, të refuzohet nga skuadra nga Old Trafford.

Lexo po ashtu Unitedi nuk e lejon Pogban të largohet këtë verë

Megjithatë, edhe përkundër vështirësive Barcelona nuk është zmbrapsur asnjëherë dhe e ka bërë të qartë se dëshiron shërbimet e francezit.

Pogba pëlqehet shumë në Camp Nou (Getty Images)

Gjigantët nga Camp Nou do të presin për ta transferuar yllin e Manchester Unitedit.

Sipas mediumit anglez Express.co.uk, Barcelona ka lënë përpjekjet e tyre momentalisht dhe do të pres deri në vitin 2019 për ta transferuar atë.

Lexo po ashtu Pogba merr bonus nëse refuzon Barcelonën

Me Djajtë e Kuq ngurrues për të shitur yllin e tyre pas mbylljes së afatit kalimtar në Ligën Premier, Barcelona është e përgatitur të presë 12 muaj para se të bëjë një lëvizje tjetër.

Në anën tjetër, Unitedi i ka premtuar bonus francezit nëse refuzon transferimin te Barcelona. /Telegrafi/