Telegrafi

Barcelona ‘shkatërron’ Osasunën – por ende qëndron larg kreut

Foto: Barcelona FC/La Liga

Barcelona ka fituar 4-0 përballë Osasunas në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pas gati gjysmë ore lojë në Camp Nou, skuadra katalunase kaloi në epërsi me anë të Martin Braithwaite (29′).

Por, Blaugranasit nuk u ndalën me kaq dhe shënuan golin e dytë nëpërmjet Antoine Griezmannit që shënoi në minutën e 42-të.

45 minutëshi i dytë filloi edhe më mirë për katalunasit, që shënuan edhe dy gola të tjerë.

Ishte fillimisht Philippe Coutinho (57′) që pranoi një asistim nga Griezmann për të shënuar më pas për 3-0.

Ouseman Dembele tentoi të futje në listën e realizatorëve, mirëpo golin e tij e anuloi VAR-in në minutën e 70-të për pozitë jashtë loje.

Tre minuta më vonë, Lionel Messi shënoi për 4-0, derisa në rolin e asistuesit ishte Trincao.

Pas javës së 11-të, Barcelona gjendet në vendin e shtatë me 14 pikë, derisa në xhiron e 12-të takohen me Cadizin. /Telegrafi/