Barcelona e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Real Madridit në debrin që po luhet në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Derisa në minutën e 29-të Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 1-0, tani është shënuar edhe i dyti për Barcelonën.
Ishte Ronald Araujo që realizoi me kokë në portën e Los Blancos për shifrat 2-0.
Ky ishte goli i katërt për të deri më tani në këtë edicion, ndërsa Real Madridi duket i humbur në fushë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ocnfootball/status/1505646776526721031