Barcelona kaloi pjesën më të madhe të javës së kaluar në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës, duke dalë fitimtare ndaj rivalëve të Real Madridit.
Kjo do të shtojë disa milionë euro në llogaritë e tyre, por perandoria e futbollit saudit është e prirur të bëjë më shumë biznes me Blaugranat.
Pasi siguroi nënshkrimin e Franck Kessiet dy verë më parë, Sport shkruan se Arabia Saudite diskutoi të ardhmen e pesë lojtarë të tjerë ndërsa Blaugranat ishin në Jeddah.
Një prej tyre është Raphinha, i lidhur shumë me një lëvizje në Lindjen e Mesme verën e kaluar, por ai tani konsiderohet si i paprekshëm nga Barcelona.
Ky nuk është rasti për Frenkie de Jong, Andreas Christensen apo Ansu Fati, të cilët Barcelona pritet të provojë t’i shes gjatë verës.
Ndoshta rasti më interesant është Robert Lewandowski, i cili ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, por mund ta shohë atë të zgjatet edhe për një vit tjetër deri në vitin 2027 në varësi të numrit të ndeshjeve që luan.
Oferta saudite për Lewandowskin mbërriti verën e kaluar dhe ata pritet të provojnë përsëri – kjo marrëveshje do të varet nëse një 37-vjeçar si Lewandowski dëshiron ende të konkurrojë në nivelin më të lartë.
Sulmuesi polak ka qenë ndoshta më pak mbresëlënës nga tre lojtarët kryesorë të Barcelonës këtë sezon, por mbetet golashënuesi më i mirë i tyre me 26 gola dhe 3 asistime në vetëm 27 paraqitje deri më tani. /Telegrafi/