Telegrafi

Barcelona rrit interesimin për Upamecanon dhe Wernerin

Sipas raporteve të mediave në Spanjë, Barcelona ka rritur interesimin e tyre në dyshen e talentuar të skuadrës gjermane, RB Leipzig, Dayot Upamecano dhe Timo Werner.

Gjiganti katalunas janë të etur për të përforcuar skuadrën e tyre edhe më shumë që nga largimi i Neymarit drejt Paris Saint-Germain.

Edhe pse transferuar në verë Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmundit dhe Paulinhon nga Gouangzhou Evergrande, drejtuesit duan edhe një sulmues të ri dhe një mbrojtës të ri.

Lexo po ashtu Barcelona dëshiron Kimmichin, ka bërë gati dhe ofertën

Drejtori sportiv i klubit katalanas, Robert Fernandez, ishte i pranishëm në stadium për të parë nga afër dyshen e RB Leipzigut, Upamecano dhe Werner në humbjen e fundit 2-0 të Bundesligës nga Bayern Munich.

Talenti francez ka befasuar të gjithë me lojën e tij

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Fernandez ka analizuar nga afër paraqitjen e mbrojtësit Upamecano dhe reprezentuesit gjerman, Werner.

Blaugranët thuhet se i kanë caktuar këta dy lojtarë si zëvendësim afatgjatë për Gerard Piquen dhe Luis Suarezin, të cilët kanë kaluar të dy të 30-tat.

Werner është i kërkuar nga gjysma e Evropës

19-vjeçari Upamecano, një reprezentues francez i moshave është shumë i vlerësuar në Leipzig, ku ka bërë 15 ndeshje, ndërsa Werner thuhet se është ndjekur edhe nga Real Madridi.

Barcelona gjithashtu në mbrojtje ka synim edhe Milan Skriniarin e Interit dhe Kalidou Koulibalyn e Napolit, ndërsa objektivi kryesor është Philippe Coutinho i Liverpoolit për fazën e avancuar. /Telegrafi/