Barcelona mund të sfidohet në verë për yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, nga Paris Saint-Germain.
Gjigantët katalanas ishin shumë të lidhur me një transferim për portugezin përpara sezonit 2022/23, si pjesë e një pako transferimi prej 80 milionë eurosh për ta sjellë atë në Camp Nou.
Pep Guardiola ka deklaruar më parë vendosmërinë e tij për të mbajtur Silvën në Etihad Stadium me ish-yllin e Monacos që luan një rol kyç për kampionët e Ligës Premier në vitet e fundit.
Megjithatë, spanjolli është i njohur edhe për pamëshirshmërinë e tij në largimin e lojtarëve dhe Silva thuhet se po shqyrton opsionet e tij.
Sipas raporteve nga gazeta franceze Le10 Sport, PSG po konsideron një lëvizje për Silvan, me vlerësimin e tij tani në nën 70 milionë euro.
28-vjeçari ishte gjithashtu një shok skuadre në Monaco me Kylian Mbappen, si pjesë e skuadrës fituese të titullit të Ligue 1 në vitin 2017, dhe “Les Bleus” është i etur për një ribashkim në Paris. /Telegrafi/