Telegrafi

Barcelona ripërtërin interesimin për De Ligt pas startit të tij të dobët me Juventusin

Matthijs de Ligt . (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt është duke u ndjekur nga Barcelona për shkak të fillimit të tij jo bindës të sezonit me Bianconerët.

Sipas Calciomercato.com te klubi i Barcelonës ende shpresojnë dhe do të tentohet blerja e tij që në verë.

20-vjeçari holandez, i cili u bashkua me Bianconerët këtë verë nga Ajaxi në një marrëveshje me vlerë rreth 75 milionë euro, nuk e ka nisur mirë.

Matthijs de Ligt . (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ai nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, ka bërë gabime që nuk janë parë sezonin e kaluar me ish-klubin e tij. Barcelona ishin të interesuar ta blinin De Ligtin gjatë verës, por përfundimisht e humbën garën me Juventusin.

Katalunasit e  kanë vërejtur përshtatjen e dobët të lojtarit në Itali deri më tani dhe po monitorojnë situatën nga afër, duke shpresuar se nëse ai nuk arrin të adaptohet plotësisht, ta shikojnë blerjen e tij nga klubi i Torinos.

Lautaro Martinez . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

De Ligt ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024. Ai i ka bërë tetë paraqitje për bardhezinjtë deri më tani këtë sezon, duke filluar në secilën prej tyre. /Telegrafi/