Telegrafi

Barcelona refuzon transferimin e Willianit

Barcelona ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin brazilian të Chelseat, Willian.

Gjiganti katlaunas ka ndjekur sulmuesin anësor brazilian për disa afate kalimtare të transferimeve.

Por, duket se edhe pse ai është në dispozicion falas në verë, ata nuk duan ta transferojnë tani atë.

Lexo po ashtu Willian konfirmon largimin nga Chelsea: Tani mund të bisedoj me çdo skuadër

Barca dëshiron lojtarët më të rinj, dhe Willian dëshiron një kontratë shumë-vjeçare edhe pse ka mbush 31 vjet.

Willian (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës Sport, kërkesa për kontratë trevjeçare nga Willian, së bashku me pagë të madhe, e larguan Barcën nga nënshkrimi i tij.

Ai tani ka të ngjarë të shkojë te Arsenali ose Tottenhami, pasi që të dy klubet e Londrës kanë shprehur një interes serioz. /Telegrafi/