Juan Miranda pritet të kompletoj huazimin te Schalke 04 brenda kësaj jave.
Mbrojtësi i talentuar spanjoll ka qenë shumë i kërkuar këtë afat kalimtar të verës.
Kampionët e Italisë, Juventus kishin ofruar tetë milionë euro, ndërsa të njëjtën ofertë e kishte bërë edhe Olympique Marseille.
Por Barcelona nuk ka preferuar shitjen e tij, duke kërkuar që të ketë një klauzolë riblerje.
Si Juventus ashtu edhe Marseille nuk pranuan të vënin klauzolë riblerje nga Barcelona dhe katalunasit i refuzuan ofertat e tyre.
Kësisoj Barcelona ka vendosur që ta dërgojë Mirandan në huazim dy vjeçar tek skuadra gjermane Schalke 04.
Do të jetë vetëm huazim i thjeshtë pasi Schalke 04 nuk do ta ketë të drejtën e blerjes së mbrojtësit të majtë.
Kampionët në fuqi të Spanjës besojnë shumë tek Miranda dhe kanë vendosur huazimin e tij që të ketë më shumë hapësira gjë që Schalke ia ka garantuar një gjë të tillë. /Telegrafi/