Site icon Telegrafi

Barcelona refuzoi një ofertë të lartë nga Man Utd për Fermin Lopez

Barcelona është nën presion të konsiderueshëm financiar për të shitur në javët e ardhshme, pasi synon një rikthim në rregullin 1:1 të La Ligës për fillimin e afatit kalimtar të verës – kjo do t’i lejonte ata të bëjnë nënshkrime pa kufizime.

Njëri nga ata që lidhet me një largim nga Barcelona këtë verë është Fermin Lopez, një nga yjet kryesor të sezonit të kaluar.

Sipas gazetës Sport, Barcelona së fundmi ka marrë një ofertë nga Manchester United për Fermin, që besohet të jetë rreth 30 milionë euro.

 

Gjithsesi, kjo ofertë është refuzuar, pasi katalunasit e konsiderojnë mesfushorin e ri si një nga pasuritë e tyre të pashitshme.

Edhe pse Fermin konsiderohet të jetë i pa-transferueshëm, Barcelona do të pranonte ndonjë ofertë jashtëzakonisht fitimprurëse për reprezentuesin spanjoll.

Lexo po ashtu Një vit më parë donte të shkonte në La Liga 2, Fermin tregon si u bind të ndalet te Barcelona

Ata nuk kanë në plan ta shesin atë ndryshe, dhe ideja është që ai të jetë nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick pas përfundimit të Euro 2024.

Ka kuptim të plotë për Barcelonën të mbajë Fermin – ai ishte një nga yjet e tyre të shndritshëm sezonin e kaluar dhe ai është i sigurt se do të ketë një të ardhme shumë të ndritur në Camp Nou. United me siguri do të duhet të kërkojë diku tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version