Telegrafi

Barcelona, Real Madridi dhe PSG janë të vetmet që mund tu afrohen klubeve të NBA me pagat për lojtarë (Foto)

Barcelona dhe Real Madridi nuk janë as në top-3 sa u përket pagave të lojtarëve.

Klubet e NBA mbeten ato që paguajnë lojtarët në shumë të mëdha.

Ajo që bën diferencën natyrisht janë pagat e mëdha për super yjet e NBA. Vetëm tre klube futbolli janë në top-10 klubet që paguajnë më shumë.

Klubi që pagunë më së shumti lojtarët është Oklahoma City Thunder, që sezonin e shkuar e mbante vendin e 33-të në rang botëror të klubeve sportive. Ky klub paguan mesatarisht 7.8 milionë euro për një lojtar.

Pas tyre vijnë Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors, që paguajnë nga 7.5 milionë euro mesatarisht një lojtarë.

Në vendin e katërt është Barcelona me paga mesatare prej 7.2 milionë euro.

Real Madridi është vetëm në pozitën e nëntë në këtë renditje. /Telegrafi/

10.New Orleans Pellicans – Paga mesatare 6.6 milionë euro

9.Real Madrid – Paga mesatare 6.8 milionë euro

8.L.A. Clippers – Paga mesatare 7 milionë euro

7.Portland Trail Blazers – Paga mesatare 7 milionë euro

6.Charlotte Hornets – Paga mesatare 7 milionë euro

5.PSG – Paga mesatare 7 milionë euro

4.F.C. Barcelona – Paga mesatare 7.2 milionë euro

3.Golden State Warriors – Paga mesatare 7.5 milionë euro

2.Cleveland Cavaliers – Paga mesatare 7.5 milionë euro

1.Oklahoma City Thunder – Paga mesatare 7.8 milionë euro