Kur kanë mbetur edhe dy javë larg ndeshjes Barcelona – Paris Saint-Germain, nga shumë njohës të futbollit po shihet si ndeshje me shumë rivalitet, që e ka tejkaluar edhe fushën.
Me afrimin e ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve, temperaturat po rriten.
Ronald Koeman ka akuzuar klubin francez për mosrespekt ndaj Barcelonës.
Ftesa e PSG-së për Lionel Messin
Gjithçka fillon me dëshirën e PSG për të nënshkruar me Lionel Messin. Që kur pakënaqësia e tij në Camp Nou u bë e qartë verën e kaluar, ata kanë qenë të interesuar ta nënshkruajnë atë.
Neymar ishte i pari që publikisht u përpoq ta joshte argjentinasin drejt “Parc des Princes , dhe pastaj ishte radha e Mauricio Pochettino , duke thënë se “lojtarë si Messi do të ishin gjithmonë të mirëseardhur te PSG” dhe se “do të ishte kënaqësi të trajnoja atë”.
Përveç kësaj, Le Parisien shkroi se Pochettino e ka vënë bashkatdhetarin e tij në krye të dëshirave për transferim.
Leonardo tha gjithashtu se ata po monitorojnë nga afër situatën e Messit, por komentet e Angel Di Maria të mërkurën ishin pika e fundit për Koemanin, pasi argjentinasi tha se “ka një shans të madh që Leo të vijë në PSG”.
Barcelona , ende pa një president zyrtar, u detyrua të reagojë përmes trajnerit Koeman dhe kandidatin Joan Laporta që e akuzuan klubi francez për mungesë respekti.
Një rivalitet me një histori
E gjithë kjo që u përshkrua është vetëm kapitulli i fundit në një rivalitet të gjatë.
Në fushë, momenti i tij më i paharrueshëm erdhi kur Barcelona përmbysi një humbje 4-0 në ndeshjen e parë për të fituar 6-1 në ndeshjen e kthimit, që njihet si më e famshmja në Ligë e Kampionëve, e ku kataluasnit ishin të udhëhequr nga Neymar në Camp Nou.
Në zyrat e të dy klubeve, ka pasur tensione, pro që u rrit dukshëm kur PSG nënshkroi me Neymarin, me Barcelonën që ishte pastaj duke e ndjekur Marco Verrattin e që zgjati një kohë të gjatë.
Me gjërat që po bëhen interesante, do të jetë një humbje e madhe që këto dy ndeshje do të zhvillohen me dyer të mbyllura. /Telegrafi/