Telegrafi

Barcelona me propozim interesant për Juven, ofron para dhe një futbollist për De Ligt

Matthis de Ligt vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcëlonës në repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi holandez që kur i është bashkuar Juventusit në vitin 2019, ka qenë gjithmonë në orbitën e Barcelonës.

Barcelona synon afrimin e holandezit në Camp Nou në verën e këtij viti dhe tanimë ka një plan konkret.

Dëshira e lojtarit është të largohet nga Juventusi dhe Zonja e Vjetër i ka caktuar çmimin e largimit prej 70 milionë eurove.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka raporte të shkëlqyera me agjentin e lojtarit Mino Raiola dhe nga mediat evropiane shihet si një shenj e mirë që De Ligt të transferohet te blaugranasit.

Calciomercato ka raportuar se Barça është gati t’i bëj Juventusit një ofertë të parefuzueshme duke ofruar para dhe një futbollist për holandezin.

Kampioni i shumëfishtë i Spanjës po bën gati 40 milionë euro si dhe njërin nga lojtarët Memphis Depay ose Sergino Dest.

Zonja e Vjetër do të ketë mundësi të zgjedh mes Depay e Dest për ta marrë njërin në Allianz Stadium.

Në Itali konsiderohet një ofertë e mirë, pasi si Dest ashtu edhe Depay pëlqehen nga Juventusi dhe trajneri i saj Massimiliano Allegri.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e lehtë për Barçën transferimi i De Ligt pasi holandezi pëlqehet edhe nga Chelsea, Bayern Munich e Arsenal. /Telegrafi/