Andreas Christensen shihet si opsion nga Barcelona për ta përforcuar mbrojtjen e tyre qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sipas Mundo Deportivos, mbrojtësi i Chelseat ka zgjuar interesimin e një numri të madh të skuadrave evropiane.
Danezi ka luajtur në 14 ndeshje për The Blues në të gjitha garat, ndërsa Frank Lampard po preferon më shumë Kurt Zouman dhe Fikayo Tomorin.
https://telegrafi.com/tag/andreas-christensen/
Samuel Umtit po ka lëndime të vazhdueshme te katalunasit dhe kjo ka bërë që këta të fundit të kërkojnë një zëvendësues për të.
Clemente Legnlet po luan standard në skemat e Ernesto Valverdes, derisa trajneri thuhet se po tenton të transferojë edhe Christensenin. /Telegrafi/