Telegrafi

Barcelona projekton transferimin e Alonsos nga Chelsea

Barcelona është duke tentuar që të transferojë Marcos Alonson nga Chelsea në këtë verë.

Skuadra katalunase ka vite që interesohet për spanjollin, mirëpo pa ndonjë lëvizje konkrete.

Alonso e ka humbur vendin e titullarit te Chelsea me ardhjen e Ben Chilwell dhe tani mund të kërkojë një aventurë të re.

Kështu, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona po tenton transferimin e mbrojtësit të krahut në këtë verë.

Por, Blaugranasit janë në dijeni se nuk do të jetë e lehtë të transferojnë lojtarin, pasi edhe Interi i do shërbimet e tij.

Kështu, Chelsea është e gatshme që të shesë lojtarin, mirëpo kërkon mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/