Barcelona po planifikon që t’i ofrojë Lionel Messit një kontratë që do ta mbajë atë në Camp Nou deri në momentin e pensionimit nga futbolli.
Jose Maria Bartomeu ka zbuluar se Balugranasit janë duke përgatitur kontratën e re për argjentinasit që është aktualisht lider i tyre.
“Për dy apo tri vitet e ardhshme, Messi do të jetë lideri ynë”, ka thënë presidenti i katalunasëve.
“Sidoqoftë, aty do të jenë lojtar të rinj që do të bëhen pjesë e skuadrës. Disa të tjerë do të vijnë nga jashtë, disa do të jenë nga La Masia”.
“Ne jemi duke u përgatitur për kohën kur Leo do të largohet ga skuadra, mirëpo fillimisht ai do të nënshkruajë një kontratë afatgjate”, ka shtuar më tej Bartomeu.
Messi aktualisht është 32-vjeçar dhe në moshën 35-vjeçare mund të pensionohet nga futbolli, por e gjitha do të varet nga përgatitja e tij fizike dhe psikike deri në atë kohë. /Telegrafi/