Site icon Telegrafi

Barcelona pritet ta shes në janar mbrojtësin Junior Firpo

Junior Firpo u transferua me shumë bujë te Barcelona në verën e vitit 2019.

Katalunasit shpenzuan 18 milionë euro për transferimin e lojtarit, por ai ka dështuar ta tregojë gjithë potencialin që ka në Camp Nou.

Megjithatë Barcelona nuk e ka ndërmend ta mbajë më gjatë lojtarin dhe synon që ta shes atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti katalunas synon që nga shitja e Firpos të fitojë një shumë rreth 20 milionë euro dhe interesimi për të nuk mungon.

Ish-skuadra e tij Real Betis dhe Granada janë dy ekipet spanjolle që duan transferimin e mbrojtësit të majtë.

Por interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe disa skuadra angleze si West Ham United, Newcastle United e Crystal Palace janë skuadrat që e duan atë.

Gjithsesi largimi i Firpos nga Barcelona duket tanimë i sigurt, por mbetet të shihet se në cilën nga skuadrat e interesuara do të përfundojë mbrojtësi anësorë. /Telegrafi/

Exit mobile version