Site icon Telegrafi

Barcelona pritet ta paguajë klauzolën e Griezmannit në fillim të korrikut

Barcelona do të përfundojë nënshkrimin e Antoine Griezmann për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, pasi klauzola lirimit në kontratën e tij hyn në fuqi më 1 korrik.

Telegraph Sport mëson se marrëveshja në mes të skuadrës katalunase dhe sulmuesit francez është arritur, ndërsa pritet që të paguhet klauzola e tij në fillim të muajit të ardhshëm.

Kjo, megjithatë, është mohuar nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Javën e kaluar ai pretendoi se nuk kishte marrëveshje me sulmuesin, por burimet kanë sugjeruar se është finalizuar.

Antoine Griezmann (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Griezmann njoftoi në muajin maj në rrjetet sociale se po largohet nga Los Cholchoneros, pasi dëshiron ta provojë një aventurë të re, derisa u referohej në njëfarë forme Blaugranasëve.

Lexo po ashtu Barcelona dëshiron dy goditje të mëdha, përveç Griezmannit edhe Neymari pritet të rikthehet në Camp Nou

28-vjeçari pritet të jetë transferimi i tretë më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, pas Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles.

Me arritjen e Griezmannit, skuadra katalunase do të ndërtojë një sulm tejet të fortë, pasi planifikohet që në këtë verë të transferohet edhe Neymar nga Paris Saint-Germain, dy vite pasi u largua nga Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version