Milani mund të marrë në huazim mbrojtësin Jean-Clair Todibo nga Barcelona, pasi francezi dëshiron më shumë minuta lojë.
Kuqezinjtë është e ditur tashmë që po kërkojnë një qendërmbrojtës të ri dhe po përpiqen të punojnë brenda parametrave financiare të Fair Play pasi janë larguar për një vit nga garat evropiane.
Juventusi nuk është ende i përgatitur të lejojë Merih Demiral ose Daniele Rugani në huazim, por Todibo është një opsion i ri dhe intrigues.
Sipas France Football, Barcelona dëshiron të huazojë francezin 19-vjeçar dhe ndjen se do të fitojë përvojë të vlefshme në San Siro.
Todibo u largua nga Toulouse në janar me një kosto prej një milion euro dhe Milani kishte treguar interesim për të edhe në atë kohë.
Ai arriti vetëm dy paraqitje në La Liga me Barçën në sezonin e fundit. /Telegrafi/