Site icon Telegrafi

Barcelona transferon zyrtarisht Ilkay Gundoganin

Ilkay Gundogan është edhe zyrtarisht lojtar i Barcelonës.

Mesfushori gjerman me orgjinë nga Turqia i është bashkuar klubit katalanas si lojtar i lirë nga Manchester City.

Kontrata e tij me Citizens skadoi në këtë muaj, ndërsa Barcelona ia doli ta transferonte atë me parametra zero me një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“FC Barcelona dhe Ilkay Gundogan kanë arritur një marrëveshje që reprezentuesi gjerman të nënshkruajë për katalanasit tani që kontrata e tij me Manchester Cityn ka përfunduar”, thuhet në komunikatën e Blaugranasëve.

“Ai do të bashkohet për dy sezone, deri më 30 qershor 2025, me opsionin për të qëndruar edhe për një vit. Klauzola e tij e blerjes është vendosur në 400 milionë euro”.

“Klubi do të njoftojë së shpejti detajet e prezantimit të tij zyrtar”, thuhet më tej në njoftimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version