Telegrafi

Barcelona prezanton ofertën për Martinezin, dy lojtarë formacioni dhe 70 milionë euro

Barcelona thuhet se ka paraqitur ofertën e tyre të parë për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, sipas mediave italiane.

Gjigantët katalanas kanë qenë prej kohësh të lidhur me një veprim për argjentinasin, pasi raportohet se ai dëshiron të luajë përkrah Lionel Messit.

Klubi e shikon Martinezin si një zëvendësim afatgjatë për Luis Suarezin, i cili tani është 33-vjeçar.

FCInterNews.It shkruan se Barca ka vendosur një ofertë në vlerë 70 milionë euro dhe dy kartonin e dy lojtarëve për sulmuesin 22-vjeçar.

Dy lojtarët e përfshirë në shkëmbim raportohet se janë Arturo Vidal dhe Nelson Semedo.

Vidal është një objektiv afatgjatë i Interit dhe vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Semedo vlerësohet 40 milionë euro.

Shumën totale e marrëveshjes është 130 milionë euro.

Martinez ka një klauzolë në kontratën e tij që lejon atë të blihet për 111 milionë euro në dy javët e para të korrikut.

Barcelona nuk e ka ndërmend të aktivizojë klauzolën e blerjes, por ka bërë ofertë më të lartë se vlera e asaj.

Oferta për lojtarin është 7 milionë euro në sezon plus bonuset.

Barca është e interesuar të blejë edhe Stefano Sensin, por mesfushori italian nuk do të përfshihej në bisedimet e Martinezit. /Telegrafi/