Barcelona përfundimisht e ka kompletuar transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi. Skuadra katalonase pagoi 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez, ndërsa sot (e diel) u bë prezantimi zyrtar.
Lojtari 27-vjeçar sot (14 korrik) i kompletoi me sukses testet mjekësore te Blaugranët, për t’u prezantuar pak çaste më parë nga Josep Bartomeu.
🔥@AntoGriezmann 🔥
Our new number 1⃣7⃣
🔵🔴#Griezmann17 pic.twitter.com/hvlge0YVYy— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 14, 2019
Fituesi i kupës së Botës te Barcelona do ta bartë numrin 17-të në fanellë, ndërsa në sezonin e ri do ta udhëheqë sulmin me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam i entuziazmuar për të filluar”, ka thënë fillimisht Griezmann në një interviste për Marca.
“Do të ketë sfida të reja dhe unë dua të fitoj gjithçka – Ligën, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi ylli francez.
Besohet se Griezmann ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kampionin e La Ligas me një pagë prej 18 milionë euro në sezon. /Telegrafi/