Site icon Telegrafi

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona thuhet se po pret miliona euro kompensim nga FIFA këtë vit për dëmtimet e lojtarëve Gavi dhe Ronald Araujo.

Të dy lojtarët u lënduan gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, që do të thotë se Barça do të marrë kompensim të konsiderueshëm nga FIFA.

Sipas Programit për Mbrojtjen e Klubeve të organizmit botëror, Barça ka të drejtë për rreth 2.5 milionë euro për mungesën katërmujore të Araujos për shkak të një këputjeje të muskujve të kofshës. Mbrojtësi pësoi dëmtim teksa luante për Uruguain në Copa America 2024.

Për më tepër, FIFA do t’i duhet t’i paguajë Barcelonës 20,548 euro për çdo ditë që Gavi është i lënduar.

Mesfushori i ri ka munguar në aksion që nga nëntori i vitit 2023 me mungesën e tij 10-mujore që arrin në më shumë se 5 milionë euro si kompensim.

 

Kështu, Barça mund të marrë para fundit të vitit gati 10 milionë euro nga FIFA si kompensim për dëmtimet e Gavit dhe Araujos.

Këto para do të vijnë si një lehtësim i madh për Barçën, e cila aktualisht është duke luftuar financiarisht pasi është lënë në harresë nga disa sponsorë.

Pavarësisht dëmtimeve, Barcelona ka bërë një fillim mbresëlënës të sezonit duke fituar katër ndeshjet e para para pushimit ndërkombëtar të ndeshjeve të shtatorit. /Telegrafi/

Exit mobile version