Telegrafi

Barcelona po tenton ta shkëmbejë Todibon me Romagnolin e Milanit

Raportohet se Barcelona po tenton ta transferojë Alessio Romagnolin nga Milani për ta përforcuar kështu mbrojtjen e tyre.

Jean-Clair Todibo thuhet se ka arritur marrëveshje me Rossonerët e që Blaugranasit po punojnë në transferimin e mbrojtësi italian.

Sipas Sky Sports, kampioni i La Liga-s është i gatshëm që ta lejojë francezin që t’i bashkohet Milanit, mirëpo në këmbim kërkon shërbimet e Romagnolit.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Atletico Madridi në 'luftë' për Romagnolin

Italiani luan standard te skuadra italiane që nga viti 2015, e njëherësh është edhe kapiten i tyre.

Lexo po ashtu Milani po e kompleton transferimin e Todibos nga Barcelona

Nëse Romagnoli transferohet në Camp Nou, atëherë do të ishte i gatshëm për ta që të luante në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Milani do t’i merrte shërbimet e Todibos në fund të sezonit pa paguar asnjë cent për 23-vjeçarin. /Telegrafi/