Andre Onana mund të rikthehet në Barcelonë pas katër viteve të kaluara me Ajaxin në Eredivisie.
Portieri kamerunas ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit holandez dhe ka zgjuar interesimin e Barcelonës.
Ka qenë agjenti i lojtarit, Albert Botines që ka konfirmuar interesimin e Barcelonës për klientin e tij.
“Është e vërtetë që Barcelona po interesohet dhe ky nuk është një lajm i rrejshëm”.
“Barcelona po e dëshiron klientin tim dhe kjo nuk është një sekret, por momentalisht nuk mund të them më shumë”, tha Botines.
22-vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira me Ajaxin dhe Barcelona po e sheh atë si zëvendësues të Marc Andre Ter Stegenit.
Por klubi katalunas për ta rikthyer në Camp Nou ish-portierin e tyre duhet ta mundin konkurrencën e Bayern Munichut.
Edhe gjiganti gjerman ka shprehur interesim për Onanan, pasi Manuel Neuer është duke kaluar vitet e tij të fundit në karrierë.
22-vjeçari vlerësohet rreth 30 milionë euro nga Ajax Amsterdam, ndërsa kontrata e tij me klubin nga Eredivisie është deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/