Telegrafi

Barcelona po tenton huazimin e Bernardo Silvas

Barcelona e ka rikthyer interesimin për Bernardo Silvan dhe është në bisedime me Manchester Cityn.

Oferta është fillimisht huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, por ende nuk ka marrë përgjigje nga City, raporton AS.

Barcelona e kishte kërkuar portugezin edhe në verën e vitit të kaluar, por në momentet e fundit kishte dështuar.

Lexo po ashtu Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2023’

Silva ende shpreson që të realizojë kalimin e tij në Camp Nou, mirëpo Manchester City po refuzon huazimin e tij.

Barcelona nuk ka fonde për transferimin e lojtarit në këtë afat, andaj po ofron vetëm opsionin e huazimit.

Do të jenë orët vendimtare për lojtarin, por që vështirë se mund të arrihet marrëveshje mes dy klubeve. /Telegrafi/