Marco Asensio vazhdon të mbetet një çështje brenda kampit të Real Madridit.
Sulmuesi spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe ende nuk e ka vazhduar bashkëpunimin.
Drejtuesit e kampionëve në fuqi të Evropës i kanë ofruar kontratë të re lojtarit, por ai deri më tani nuk e ka pranuar atë, pasi dëshiron t’i shikojë të gjitha opsionet.
Barcelona mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me anësorin, pasi trajneri Xavi Hernandez e vlerëson shumë atë.
Sipas të përditshmes katalunase Mundo Deportivo, besohet se trajneri Xavi ka biseduar me lojtarin dhe i ka premtuar se do të ketë hapësira të mëdha nëse vendos të transferohet në Camp Nou.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 114 minuta në 10 ndeshje me Realin, por ka arritur të shënoj dy gola, një në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.
Gjithsesi përveç Barcelonës në garë për Asension mbeten edhe Juventus, Milan dhe Manchester United. /Telegrafi/