Telegrafi

Barcelona po punon për transferimin e yllit të Realit

Kampioni aktual i Spanjës, Barcelona është duke tentuar një transferim të bujshëm në La Liga.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’, Barcelona është duke punuar për transferimin e mesfushorit madrilen Isco.

Isco nuk po ka hapësirat e duhura në Real Madrid dhe shpesh herë ka deklaruar se dëshiron të luajë më shumë.

Katalunasit e shohin spanjollin si zëvendësimin adekuat të Andres Iniestas i cili po ka probleme me lëndime.

24-vjeçari Isco ka qenë gjithmonë zgjedhje rezervë në Madrid dhe kjo situatë nuk po i pëlqen aspak lojtarit.

Barcelona po tenton ta bind Real Madridin me një ofertë prej 45 milionë euro që ta lënë të lirë Iscon.

Në rast se do të ndodhte ky transferim, atëherë Isco do të bëhej ndër lojtarët më të urryer nga tifozët e Real Madridit. /Telegrafi/

Ballina e të përditshmes katalunase ‘Mundo Deportivo’