Barcelona po e kërkon me ngulm transferimin e Lautaro Martinez nga Interi.
Skuadra katalunase është duke punuar në transferimin e sulmuesit argjentinas, derisa La Liga është e suspenduar shkaku i coronavirusit.
Blaugranasit janë duke planifikuar që në afatin e ardhshëm kalimtar të transferojnë një mbrojtës krahu, një në qendër, një sulmues anësor dhe një qendror.
Lautaro Martinez është bërë prioritet i tyre, derisa klauzola e tij për t’u larguar nga Nerazzurët është 111 milionë euro.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Barcelona e ka si opsion edhe Gabriel Jesusin në rast se nuk arrin të marrë shërbimet e argjentinasit.
Kujtojmë se liga spanjolle do të rikthehet më 4 prill, shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në tërë Evropën. /Telegrafi/