E ardhmja e Paulo Iagos si lojtar i Real Madridit po bëhet gjithnjë e më e zbehtë. 16-vjeçari po konsideron largimin gjatë verës, pasi ka humbur rëndësinë tek ekipi i U19 që drejtohet nga Alvaro Arbeloa.
Iago ndihet se nuk ka ndonjë plan që ai të rritet dhe të zhvillohet tek Real Madridi, dhe me kontratën e tij që skadon në 2025, ‘Los Blancos’ do të pajtoheshin me largimin e tij në verë.
Mediumi katalanas Sport ka raportuar se disa klube nga Liga Premier dhe Bundesliga janë të interesuar për Iagon, i cili është cilësuar si “Lamine Yamal i Real Madridit”.
Ajo që është më interesante është se raporti shton që Barcelona mund të planifikojë një lëvizje për Iagon, agjent i të cilit është Jorge Mendes.
Paulo Iago ? — one of the gems in La Fabrica right now. 16 years old.
Video from @FabricaMadrid pic.twitter.com/hz5ecH8dYU
— Managing Madrid (@managingmadrid) September 10, 2023
Për më shumë, ai ka një klauzolë lirimi prej 13 milionë eurosh, kështu që Real Madridi me siguri do të tentojë shitjen e tij sa më shpejtë që të jetë e mundur, nëse nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Iago është konsideruar gjerësisht si një ndër lojtarët më të talentuar të akademisë së Real Madridit, por duke ditur se gjiganti spanjoll nuk është se i promovon shumë lojtarët nga akademia, atëherë ai mund të detyrohet të kërkojë një ambient të ri./Telegrafi/