Telegrafi

Barcelona po përsërit ‘operacionin Pedri’, gati transferimin e një tjetër talenti të madh nga Las Palmas

Edhe në momentet më të vështira financiare në historinë e saj, Barcelona ka bërë punë të madhe në afrimin e lojtarëve të talentuar.

Kështu ndodhi me emrat si Pedri apo Ronald Araujo që sot janë futbollistët kryesorë të katalunasve.

Megjithatë problemet financiare kanë kaluar tanimë për Barçen që po vazhdon të punoj për afrimin e futbollistëve të rinj.

Katalunasit janë gati të përsëritin ‘operacionin Pedri’ për ta transferuar një tjetër yll të madh nga skuadra e La Liga 2z Las Palmas.

Alberto Moleiro është talenti i ri që ka filluar shkëlqimin te kjo skuadër dhe po lidhet për një kalim të mundshëm në Camp Nou.

“Agjenti më tha se ekzistonte oferta nga Barcelona dhe se duhet të presim, edhe pse kishte shumë thashetheme për shumë skuadra”.

“Barcelona është klubi që dua dhe që kam ëndërruar gjithmonë të luaj aty. Edhe Pedri më shkroi për të më pyetur nëse do të transferohesha, por nuk ndodhi në verë”, deklaroi Moleiro mediumin spanjoll Relevo.

18-vjeçari ka bërë tre asistime në gjashtë sfidat e para këtë edicion, teksa Barcelona po e ndjek rritjen e tij.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Barcelona do ta transferoj talentin spanjoll në janar për ta lënë në huazim deri në verë te Las Palmas.

Besohet se ky operacion për transferimin e mesfushorit ofensivë do t’i kushtojë katulunasve rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/