Sipas medieve në Spanjë, Barcelona po konsideron të bëjë një lëvizje transferimi këtë verë për mesfushorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Diario Sport raporton se katalanasit ishin të interesuar për një marrëveshje gjatë verës së kaluar me reprezentuesin algjerian, me një lëvizje që nuk u materializua pasi “Dhelprat” e shpallën atë të pa-transferueshëm.
Megjithatë, një raport në The Guardian thotë se 26-vjeçari ka vendosur të largohet nga “King Power Stadium” dhe presioni i medieve katalonase nuk sheh ndonjë bllok pengese për të kaluar tek kampionët spanjollë, përcjell Telegrafi.
Barcës thuhet se po i pëlqen shpejtësia dhe mashtrimi i Mahrezit në krah, duke besuar se ai është i adaptueshëm në një mjedis të ri dhe financimet e ndonjë marrëveshje të tillë nuk do të paraqisnin një problem.
Pavarësisht 17 golave në Ligës Premier në rrugën drejt titullit 2015/16, Mahrez ka luftuar më shumë këtë sezon – pasi ka vetëm pesë gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/